11:07 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Nëntë shkolla në Kamenicë nuk arrijnë shifrën e 10 nxënësve

Nëntë shkolla në Komunën e Kamenicës kanë nxënës që nuk arrijnë numra dy shifrorë, apo 1 deri 9 nxënës për tërë shkollën. Në shumicën e klasave është vetëm një nxënës. Në anën tjetër, numri i mësimdhënësve ka shkuar vazhdimisht duke u rritur. Këto shifra i ka publikuar publicisti dhe analisti i institutit GAP, Agron Demi.

Për mbylljen e këtyre shkollave, Kryetari i Kamenicës ka kërkuar referendum lokal, i cili është refuzuar nga KQZ.

Sipas Demit ky fenomen pritet të shfaqet në shumicën e komunave të Kosovës, ndërsa arsyet kryesore sipas janë migrimi i brendshëm dhe i jashtëm, si dhe nataliteti.

“Shumë shpejt, ky fenomen do të shfaqet në shumicën e komunave të Kosovës. Për shkak migrimit të brendshëm dhe të jashtëm (si dhe rënies së natalitetit), numri i nxënësve është duke rënë dukshëm, përderisa partitë politike vazhdojnë me i mbushë shkollat me argat të politikës, më shumë se sa punëtorë të dijes” shkruan Demi.

Grafikoni më poshtë pasyqron trendet e rënies së numrit të nxënësve në krahasim me numrin e personelit në shkollat e Kosovës. /IndeksOnline/