75 Mall Live Search
15:13 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / k.v

Nëntë të vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19

Të dhënat e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, tregojnë se brenda 24 orëve të fundit nga virusi korona jetën kanë humbur nëntë qytetarë të Republikës së Kosovës.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.374 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 486 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 20.655 raste nga 97.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 697 raste të vdekjes./IndeksOnline/