75 Mall Live Search
15:13 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / OSH

Nëntë të vdekur vetëm në Prishtinë brenda 24 orëve

IKShPK-ja, sapo ka publikuar rezultatet e 24 orëve të fundit, ku është bërë e ditur se sot është shënuar një rekord i zi, pasi që Covid-19 u ka marrë jetën 22 personave.

9 nga ta janë nga komuna e Prishtinës.

Në këtë bilanc tragjik hyjnë edhe komunat e tjera  si ajo e Mitrovicës me 2 raste, aq sa kanë edhe komuna e Prizrenit, Gjakovës e Istogut. Ndërsa me nga një rast të vdekjes janë komuna e Pejës, Klinës, Suharekës.

Raporti i IKShPK-së:

Brenda 24 orëve janë raportuar 22 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 raste (87, 80, 79, 79, 79, 75, 74, 74, 60 vjeç), Mitrovicë 2 raste (79, 77 vjeç), Prizren 2 raste (82, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Istog 2 raste (84, 65 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç).