75 Mall Live Search
07:11 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / OSH

​Nëntë vjetori i tragjedisë së Restelicës

Sot bëhen nëntë vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit ku si pasojë e rënies së ortekut të borës, kanë humbur jetën 10 banorë të këtij fshati, të gjithë të një familje.

Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm në atë kohë 7 vjeçarja, Amsera Reka, e cila tashmë jeton tek të afërmit e saj.


Asaj i vdiqën babai, nëna, vëllai dhe gjyshërit.