11:33 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / AR

Nëntori “i nxehtë”, këto janë 3 këngët që po bëjnë “boom”

Edhe muaji nëntor ka sjellë hite të mëdha nga artistët shqiptar.

Me datë 1 nëntor, këngëtarja e famshme Filloreta Raçi – Fifi, lansoj projektin “Vëmendje”.

Në këtë projekt ajo ka “goditur” BBV-në duke i fshirë të gjitha fotografitë nga Instagrami.

Ky projekt 5 ditë pas lansimit ka marrë afër 1 milionë klikime në “Youtube”.

Edhe këngëtarja Kida me datë 3 nëntor publikoj këngën e re të titulluar “Ma lujte”.

Si gjithmonë, edhe në këtë klip u kujdes që më zërin e saj të mahnis fansat. Gjithashtu vëmendje mori edhe paraqitjet e saj të kuruar në çdo detaj, ku jo më kot njihet si njëra nga femrat më seksi në showbizin shqiptar. Kjo këngë në kanalin “Youtube” ka marrë mbi 1 milionë klikime për katër ditë.

Me datë 4 nëntor, Butrint Imeri lansoj këngën e titulluar “Lejla”.

Me një klip artistik, kënga u pëlqye mjaftë nga fansat.

Në kanalin “Youtube” për tri ditë ka marrë mbi 2 milionë klikime./Indeksonline/