“Nëpër breshëri plumbash… pastaj kuptova që Afrim Bunjaku ishte qëlluar”/ Dëshmia e policit Çlirim Shaqiri për sulmin në Banjskë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po dëshmon pjesëtari i Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë të Policisë së Kosovës, Çlirim Shaqiri, në kuadër të gjykimit për rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023.
Shaqiri, i cili u plagos rëndë gjatë operacionit policor, dëshmoi në cilësinë e dëshmitarit për natën e ngjarjes ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Në dëshminë e tij para trupit gjykues, Shaqiri përshkroi momentet dramatike të sulmit të armatosur nga grupi serb, duke theksuar se ai dhe kolegët e tij u përballën me një prapavijë të përgatitur mirë dhe me zjarre të shumta nga armë të ndryshme.
Për më shumë ndiqeni videon: