08:24 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

“Nëpër iftare mos të thirren vetëm njerëzit me famë, por edhe të varfrit e jetimët”

Me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, aktori kosovar, Naser Rafuna ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

Por, artisti i pëlqyer ka dhënë edhe një porosi me vend:

“Të gjithë besimtarëve, urime Muaji i Madhërishëm i Ramazanit. Qoftë përplot dashuri, paqe e harmoni në çdo familje. Përndryshe të mos harrojmë që nëpër iftare të mos thirren vetëm njerëzit me famë, autoritet dhe të pasur duke i anashkaluar të varfërit, jetimët dhe ata në nevojë. Agjërim të lehtë myslimanëve kudo në botë”./Indeksonline/