Neptun Kosova dhe Fondacioni Mane mbështesin institucionet parashkollore në Prishtinë
Neptun Kosova, pjesë e Balfin Group, në bashkëpunim me Fondacionin Mane, po vazhdojnë angazhimin e tyre të qëndrueshëm në mbështetje të komunitetit përmes iniciativave me ndikim të drejtpërdrejtë shoqëror.
Në këtë kuadër, Neptun Kosova ka dhuruar 21 kondicionerë Fuego për dy institucione parashkollore në Prishtinë, “Fatosat” dhe “Buzëqeshja”, duke kontribuar në krijimin e ambienteve më të përshtatshme dhe komode për fëmijët dhe stafin edukativ.

Kjo iniciativë reflekton bindjen e Neptun Kosova, Balfin Group dhe Fondacionit Mane se fëmijët janë prioriteti kryesor dhe baza e një shoqërie të shëndetshme, ndaj investimi në mirëqenien dhe zhvillimin e tyre është një investim në të ardhmen.
Me përmirësimin e kushteve në institucionet parashkollore, synohet krijimi i një ambienti më të sigurt dhe më të rehatshëm për zhvillimin e hershëm të fëmijëve, veçanërisht gjatë stinëve me temperatura të larta.
Neptun Kosova mbetet i përkushtuar pranë komunitetit, duke besuar se veprimet konkrete dhe të përgjegjshme sjellin ndryshim pozitiv dhe afatgjatë.
Neptun. Jeto më mirë, çdo ditë.



