14:35 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / MSH

Neptun Kosova mbështet ekspozitën “Reporting House” në Prishtinë në përkujtim të ngjarjeve të luftës në Kosovë

Njëzet e pësë vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, çelet ekspozita REPORTING HOUSE në Prishtinë, e cila i ofron publikut vendor dhe vizitorëve të huaj një pasqyrim të hollësishëm të luftës evropiane që përmbylli shekullin e 20-të.

Neptun Kosova mbështeti me shumë kënaqësi këtë ekspozitë realizuar nga BIRN Kosova, KALLXO.com, Bienalja e Prishtinës dhe Paper Gallery, të cilët prezantojnë punën e gazetarëve, fotografëve dhe artefaktet e kohës, të shoqëruara me vepra të artit bashkëkohor që reflektojnë mbi ndikimin e luftës.

Ekspozita e REPORTING HOUSE u mundëson vizitorëve të udhëtojnë në konfliktin që po vlonte gjatë viteve 1990, nga i cili lindi lëvizja guerile e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që më vonë shpërtheu në luftë në vitet 1998-1999 dhe kulmoi me 11 javë të sulmeve ajrore të NATO-s. Kjo çoi deri në çlirimin e Kosovës dhe në pavarësinë e saj në vitin 2008.

Ekspozita shpalos draftin e parë të kësaj historie të shkruar nga gazetarët dhe demonstron rolin qendror që e ka luajtur media krahas interpretimeve artistike të mëvonshme të kësaj historie. Publiku ftohet që ta kuptojë më tej historinë e jashtëzakonshme të Kosovës dhe Neptun Kosova ka nderin të jëtë pjesë e realizimit të kesaj ekspozite.

Nga tri lokacione, Shtëpia e Mallrave të Prishtinës “Gërmia”, Hamami i Prishtinës dhe Paper Gallery, REPORTING HOUSE prezantohn rreth 150 storje televizive të rrjeteve televizive botërore që janë transmetuar me xhirime për Kosovën ndërmjet viteve 1992 dhe 1999 Këto reportazhe promovojnë punën e gazetarëve, fotografëve, operatorëve të kamerave dhe përkthyesve e producentëve lokalë që punuan në to. 

Ky bashkëpunim vjen në vijim të shumë projekteve sociale të mbështetura nga Neptun Kosova përmes Fondacionin Mane në fushën e edukimit dhe mirëqenies.