15:41 / E Premte, 01 Korrik 2022 / k.v

Neptun Kosova së shpejti edhe në Gjakovë dhe Malishevë

Drejtori Ekzekutiv Faruk Ademi tregon për rritjen dhe të rejat e komapnisë

Paqëndrueshmëria ekonomike dhe shkalla e lartë e inflacionit ka dhënë efekt të dukshëm edhe në sektorin e rishitjes së autorizuar me pakicë të elektroshtëpiakeve në Kosovë. Duke ju përshtatur shpejt vështirësive që ka sjell reflektim në tregun vendas të krizës globale, Neptun Kosova, pjesë e Grupit BALFIN, po investon në dy drejtime kryesore: në zgjerimin e rrjetit dhe në investimin në teknologji që përmirësojnë procest e brendshme.

Drejtori Ekzekutiv i Neptun Kosovës, Faruk Ademi, shpjegon shkurtimisht planet për të ardhmen dhe situatën aktuale.

  • Cili është plani i Neptun, a do të ketë zgjerim dhe dyqane të reja në Kosovë?
  • Në planin afatshkurtër, zinxhiri i zgjerimit përfshinë dy hapje të reja në qytetet që akoma nuk jemi prezent, si në Gjakovë dhe Malishevë. Ndërkaq, në plan afatgjatë trendi i shtrirjes do vazhdojë të mbulojë hartën e vendit me ngjyrën blu të Neptun!
  • Çfarë mund të thuhet për bashkëpunimin me partnerët nderkombetarë, cilët janë ata dhe si ndërveprohet?
  • Portfolio jonë përfshinë brendet ndërkombëtare më të fuqishme, që me prurjet e tyre vazhdojnë të lënë gjurmë të rëndësishme në botën e teknologjisë: si Apple, LG, Samsung, Sony, Beko, Grundig, Philips dhe shumë të tjera. Por lëkundjet e vazhdueshme në treg nga kriza e krijuar së fundmi kanë thelluar dhe më shumë vështirësitë post-pandemike, qoftë në aspektin e logjistikës, po ashtu edhe rritjes së çmimeve që vjen si mungesë e lëndës së parë. Por ne mbetemi të angazhuar që të forcojmë urat e bashkëpunimit dhe të sigurojmë mënyra ndërveprimi për të shmangur bllokimin e proceseve të punës.
  • Neptun shikohet si prurësi i teknologjisë më të fundit në shtëpitë e qytetarëve. Po vetë Neptun Kosova si po përfiton nga teknologjia?
  • Një hap para në teknologjinë që po zbaton Neptun në Kosovë është digjitalizimi i sistemit, një prurje që do sigurojë menaxhimin me efektiv të operacioneve ditore në çdo segment. Përtej tendencës për të ndjekur ritmin e digjitalizimit, kjo nismë do të lëvizë nivelin e veprimeve operacionale në një shkallë tjetër. Integrimi i të gjitha njësive përmes sistemit inteligjent do të mundësojë pasqyrimin e performancës së biznesit në raporte analitike dhe vizuale, lehtësisht të lexueshme dhe të krahasueshme.
  • Cilat jane platformat apo aplikacionet qe përdoren për të shpërblyer konsumatorët?
  • Programi i besnikërisë haPPy, i cili që në momentin e paraqitjes, qëllimin e vetëm e ka shpërblimin e konsumatorëve tanë, përmes skemës me çmime promocionale dhe kuponëve të krijuar nga pikët e mbledhura.
  • Si parashikohet ecuria në pjesën e mbetur të vitit?
  • Gjykuar nga fakti që ne ndikohemi nga ndryshimet e vazhdueshme ekonomike jo vetëm në shkallë vendi, parashikimet tregojnë rënie dhe vështirësi, krahasuar me vitin e kaluar. Prandaj, për një trajektore me trend rritjeje, nevojitet rigjallërim i fuqishëm dhe i shpejtë i ekonomisë. Sidoqoftë, ne në vazhdimësi po akomodojmë çmimet konform kërkesës konsumatore dhe po organizojmë fushata që përtej çmimeve sfiduese sjellin dhe shpërblime si vlerë e shtuar e promocionit. Dhe dinamika të ngjashme si këto do ndiqen gjatë gjithë vitit. Prandaj, sfida të tilla i shikojmë si mundësi për të përqafuar ndryshimet pozitive, siç është transformimi digjital, që ka ndryshuar dukshëm sjelljen konsumatore dhe mënyrën e operimit të industrive.

Neptun Kosova është pjesë e Grupit BALFIN, një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Grupi BALFIN u themelua në vitin 1993 në Vjenë nga z. Samir Mane, dhe sot është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Zvicër dhe Holandë. Grupi ka mbi 5.500 punonjës dhe ka aktivitet në zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me shumicë dhe me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, teknologjinë, median, edukimin, logjistikën, etj.