Neptun rikthen DITËT ME FAT, zbritje deri në 50%
Konsumatorët e Neptun-it mund të përfiojnë për tri ditë nga oferta të rralla të pajisjeve elektroshtëpiake, të nevojshme për përditshmëri. Një TV i mirë, kondicioner, frigorifer apo furrë efikase, është tani me zbritje në Neptun dhe mundësi blerjeje me këste dhe pa interes.
Rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, Neptun, rikthehet me edicionin e radhës të zbritjeve speciale, të njohura ndryshe si Ditët me Fat apo Lucky Days.
Ky është edicioni i pestë i kësaj nisme promocionale dhe do të zgjasë vetëm tri ditë. Nga data 1 deri më 3 prill, produktet në të gjitha kategoritë janë në zbritje që shkojnë deri në 50%.
Ashtu si edicioneve tjera, fokus mbetet kombinimi i ofertave tërheqëse me fleksibilitetin financiar. Gjatë këtyre ditëve, konsumatorët kanë mundësi të blejnë produkte në të gjitha pikat e shitjes së Neptun-it në Kosovë, me këste 0% interes në të gjitha bankat në vend.
Këto dhe shumë produkte të tjera mund t’i gjeni në zbritje gjatë Ditëve me Fat:
- Tefal set tenxheresh Duetto me 2 vite garancion – nga 239€ në 119€
- Fuego TV LED, full HD, me 1 vit garancion – nga 199€ në 129€
- Frigorifer Fuego, 213 L, me 3 vite garancion – nga 229€ në 159€
- Rrobalarëse Fuego, 16 programe, 1400 rrotullime dhe 3 vite garancion – nga 299€ në 179€
- Kondicioner Fuego Inverter 12000 BTU, me 3 vite garancion – nga 329€ në 199€
- TCL TV LED, 4K Ultra HD, me 2 vite garancion – nga 479€ në vetëm 299€
- Rrobatharëse Beko, 8 kg, me 5 vite garancion – nga 579€ për vetëm 349€
Të tjera mund t’i shfletoni në këtë broshurë.
Neptun është zinxhir lider në shitjen me pakicë të pajisjeve elektronike në Kosovë.
Produktet përfshijnë një linjë të gjerë: TV, Audio/Video, IT dhe aksesorë të ndryshëm, Smartphone, rrobalarëse, enëlarëse, frigoriferë, pajisje të vogla elektro-shtëpiake, kondicionerë, pajisje për kujdes personal dhe shumë të tjera.
Neptun numëron 16 dyqane në Kosovë, me plane për zgjerim të mëtejshëm. Është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International.
Që nga 1 marsi, Neptuni ka pranuar dy vlerësime të rëndësishme për cilësinë dhe besimin e konsumatorëve: Best Buy Award dhe QUDAL – Top Quality Medal, çmime që dëshmojnë përkushtimin e kompanisë për të ofruar produkte dhe shërbime me standarde të larta për klientët në Kosovë.

