16:34 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

‘Nërvozohet’ Rita, e ka seriozisht kësaj here!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, gëzon një popullaritet të madh fal vokalit të saj të ëmbël dhe hiteve të saj.

Por, siç e do rendi ajo duhet të duket edhe bukur dhe atraktive për të marrë vëmendje dhe tërhequr fansat edhe më shumë, shkruan Indeksonline.

Në shumë ceremoni Rita është kujdesur të duket mahnitëse, në koncerte gjithashtu, por asgjë nuk rri bukur nëse nuk ke një trup të tonifikuar me linja të theksuara trupore.

Kjo siç duket e ka shtyrë këngëtaren dhe aktoren të marrë vendim për t’u stërvitur seriozisht.

Rita disa herë është komentuar për trup të mirë, të cilin e zbulon ‘pa marre’, por nuk kanë munguar komentet për kilet e shtuara sidomos në pjesën e barkut.

Sidoqoftë, ajo do ua mbyllë gojën së shpejti, sepse në videon e publikuar duket tejet e motivur teksa gjatë ushtrimeve këndon dhe kërcen gjithashtu. /Indeksonline/.