75 Mall Live Search
17:44 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nervozohet Vedat Muriqi, ia përplas shokut të skuadrës

Vedat Muriqi ka shfaqur nervozizmin e tij në fund të ndeshjes kundër Sivaspor, ku Fenerbahce u mposht me rezultat 3-1.

Sulmuesi nga Kosova u nervozua keq me shokun e skuadrës Ozan Tufan, në minutat shtesë të ndeshjes.

Vedat Muriqi u zemërua shumë me shokun e tij të skuadrës pasi pa kartonin e kuq. Tufan ia dha shiritin e kapitenit kosovarit, por ai e hodhi në tokë dhe u fjalos me të.

Muriqi aktualisht është realizator i nëntë golave në Superligën turke. /IndeksOnline/