“Nëse ai largohet askush s’e shikon këtë ligë”, Toni Kroos për situatën e Ronaldos në Arabi
Toni Kroos ka kritikuar ashpër Ligën Profesionale Saudite dhe mënyrën se si po trajtohet Cristiano Ronaldo.
Në podcast-in e tij, mesfushori gjerman u shpreh se rritja e vëmendjes globale ndaj kampionatit saudit lidhet drejtpërdrejt me ardhjen e Ronaldos, ndërsa shtoi se mungesa e respektit ndaj portugezit është e pajustifikueshme, shkruan Indeksonline
Sipas ish-mesfushorit të Real Madridit, largimi i Ronaldos do të sillte një rënie të menjëhershme të interesit ndërkombëtar për këtë ligë.
“Liga saudite është një vend i çuditshëm, sepse askush nuk kishte dëgjuar për të para se të shkonte Cristiano. Tani po tregojnë mungesë respekti ndaj lojtarit që u dha atyre njohje globale. Po ta them qartë: nëse Cristiano largohet nesër, askush nuk e ndjek më atë ligë”, u shpreh Toni Kroos
/Indeksonline/
🚨 Toni Kroos (via his podcast): “The Saudi league is a funny place coz nobody heard of them before Cristiano joined and now they are disrespecting the guy who gave them global recognition. I tell you if Cristiano leaves tomorrow, nobody watches the league anymore.” pic.twitter.com/rwlBfxflqW
— fan (@NoodleHairCR7) February 8, 2026

