Nëse Barcelona sanksionohet për rastin Negreira, mund të garojë larg Evropës

Barcelona po shqyrton disa opsione në rast se do të sanksionohej për ‘rastin Negreira’, Skuadra katalonase po kryen një studim se ku do të garonte në rast se do të penalizohej për këtë rast.
Poashtu thuhet se është studiuar mundësia për të luajtur në një ligë tjetër evropiane në rast të një sanksioni në Spanjë.
Opsioni më i mundshëm do të ishte garimi në ndonjë ligë aziatike atje ku do të forcohej fuqishëm financiarisht.
Joan Laporta, presidenti i skuadrës së Barçës, u takua pak ditë më parë me Aleksander Ceferin, presidentin më të lartë të UEFA-s, për t’i dhënë shpjegime për skandalin e ‘rastit Negreira’ që e vendos Barçën në qendër të vëmendjes për pagesën e ish-zëvendëspresidentit të CTA./Indeksonline/