75 Mall Live Search
16:36 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nëse bëhet koalicioni, kjo është rregullorja që mund ta shkarkojë Konjufcën

75 deputetë kanë votuar pro që Glauk Konjufca të zgjidhet kryetari i shtatë i Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse ishte marrëveshje (jo e shkruar) që kjo pozitë t’i takonte Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vetëvendosja e “tradhtoi” partnerin e mundshëm qeverisës.

Mirëpo, a mund të shkarkohet ose largohet nga pozita e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, transmeton Indeksonline

Neni 14, tek Mandati i Kryesisë, tregon se kryeparlamaentari mund t’ia paraqesë dorëheqjen Kuvendit.

“Aktin e dorëheqjes me shkrim ia dorëzon paraprakisht Kryesisë së Kuvendit”, thuhet aty.

Sipas këtij neni, pas miratimit të dorëheqjes, partia politike ose koalicioni, që e ka emëruar Kryetarin e mëparshëm të Kuvendit propozon kandidat të ri për kryetar. /Indeksonline/.