09:35 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nëse çiftet ribashkohen për një natë pas ndarjes, e kanë më të lehtë të përballojnë ndarjen

Është një rregull i pashkruar i takimeve: Mos shkoni për seks me ishin tuaj pas ndarjes.

Por një studim i ri i botuar në një revistë mjekësore ka zbuluar se seksi me ishin mund të jetë një mënyrë e mirë për t’ju ndihmuar të largoheni nga ajo marrëdhënie, transmeton Indeksonline.

Studiuesit thonë se ata që flinin me ishin kishin më pak të ngjarë të raportonin se ndiheshin në depresion dhe thonë se përjetonin ndjenja më pozitive në baza ditore.

Ekipi nga Universitetit Shtetëror i Ëayne në Detroit të Miçiganit, thotë se gjetjet tregojnë se të flini me ishin mund të zvogëlojë vuajtjen psikologjikë të shkaktuar nga një thyerje, si dhe t’u ndihmojë këtyre personave që të lëvizin përpara më lehtë./Indeksonline/