13:45 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Nëse dëshironi që partneri të jetë një “bishë” në shtrat, përdorni këto parfume

Nëse dëshironi që partneri të jetë një “bishë” në shtrat, përdorni këto parfume

Parfumi është një aksesor tepër i veçantë, që ka fuqinë për të ndryshuar plotësisht gjendjen shpirtërore, për t’ju kujtuar dikë të veçantë, ose për t’ju ndihmuar që të bëni dikë të afeksionohet pas jush.

E teksa dihet se preferencat për parfumin janë shumë personale, shkencëtarët kanë krijuar një listë me 5 aroma që mund t’i bëjnë femrat të pa rezistueshme ndaj burrave?

Një aromë e veçantë ka fuqinë t’i “transformojë” njerëzit, pasi parfumi nxit nervat në pjesën e prapme të hundës, zgjon pjesën e trurit që quhet sistemi limbik, i cili është përgjegjës për emocionet, por edhe sjelljen dhe epshin tonë.

Por cilat janë aromat që i bëjnë gratë të “komandojnë” ndjenjat e meshkujve?!

Vanilje: Që në fillim të viteve 1700, mjekët ia kanë rekomanduar atë pacientëve meshkuj, pasi i ndihmon që të ndjehen në humor të mirë. Është në thelb një nxitës i natyrshëm, dhe gjatë një sondazhi, pjesëmarrësit meshkuj thanë se patjetër ka një efekt euforik.

Livando: Kjo aromë mund të ndihmojë shumë në joshjen e dikujt. Ajo njihet edhe si ‘aroma e dashurisë’ dhe është përdorur për të joshur burra shumë kohë para se të shpikeshin parfumet.

Portokalli: Shqisat nën efektin e aromës së luleve të portokallit zgjohen dhe bëhen aktive. Në një studim të kohëve të fundit, thuhet se kjo aromë ngjall 20% epsh tek meshkujt.

Jasemini: Është një nga aromat më të përdorura në parfume të markave të ndryshme dhe suksesi i saj daton që në lashtësi, pasi është përdorur për të gjallëruar burrat. Gjithashtu tradicionalisht ka kryer funksionin e një “ilaçi” për luftimin e mungesës së epshit dhe impotencës.

Aroma e drurit dhe lëkurës: Edhe këto aroma kanë efekt pozitiv, pasi stimulojnë meshkujt, pasi kanë fuqinë të rrisin dozën e erotizmit dhe sensualitetit.