Nëse do e merrnin seriozisht tifozin, skuadra e Middlesbrough mund të firmoste me N’Golo Kanten

Ndonjëherë klubet është mirë t’i dëgjojnë edhe tifozët e tyre. Ashtu është dashur të veproj edhe klubi i Middlesbrough gjatë vitit 2013, shkruan IndeksOnline
Tifozi, Dennis Abbott në gusht të vitit 2013, kërkoi nga klubi i tij i zemrës që të nisnin bisedimet me futbollistin N’Golo Kante – i cili atë kohë luante te klubi i Caenit.
Edhe pse skuadra angleze ia kishte kthyer mesazhin tifozit duke i thënë se tani do të shqyrtohet kjo kërkesë nga agjentët – pas dy viteve Leicester City e transferoi dhe jo Middlesbrought.
“Bëjani një shikim mesfushorit të Caenit, N’Golo Kante, para se të firmos me të Wenger. Top lojtar. Është lojtar kreativ”, kishte shkruar Abbott në rrjetet sociale.
Tani Kante është pjesë e Chelseat dhe kap vlerën e 50 milionë eurove sipas ‘Transfermarkt’. Mesfushori arriti të shpallej kampion në Kupën e Botës me Kombëtaren e Francës./IndeksOnline/