75 Mall Live Search
08:43 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / AR

Nëse do isha në krye: Gerta publikoi planin e saj për lumturinë e shqiptarëve

Një postim i ri në rrjetet sociale nga Gerta Gixhari ka marrë vëmendje të madhe, pasi ajo shpalosi idetë e saj për ndryshimet që do të bënte nëse do të kishte një rol drejtues në vend.

Në postim, me anë të photoshopit shfaqet në një ambient mbretëror artistik, e ulur në një fron ndërsa pranë saj qëndron një luan- imazh simbolik që përfaqëson autoritetin dhe fuqinë, shkruan Indeksonline.

Në tekstin që e shoqëron foton, ajo shkruan:

“Nëse do e kisha këtë rol një ditë, të gjithë shqiptarët do jetonin të lumtur. Do e nisja që nga pagat. Minimalja do ishte 1700€. Sepse, njeriu sa më shumë para të ketë aq më shumë shpenzime bën dhe rrjedhimisht rritet qarkullimi i parasë. Dhe së dyti do të ndihmoja me paketë sociale veçanërisht gruan me fëmijë.”

Deklarata e saj ka ndezur diskutime në rrjet, sidomos për idenë e rritjes së menjëhershme të pagës minimale në 1700 euro dhe fokusin tek mbështetja sociale për nënat./Indeksonline/