15:00 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

“Nëse do të shënoja unë gol, do të festoja ndryshe”

Liridon Leci është përforlur shumë për mënyrën e festës pas golit të Dritës në derbin kundër Gjilanit. Ai shkoi te tifozët “Skifterat” duke festuar, sipas tij “si zakonisht”.

“Ishte thjesht festimi i golit tonë të parë i cili u shënua nga ana e kapitenit tonë, pikërisht ishte kjo arsyeja se pse festova ashtu” ishin fjalët e para të tij.

 “Sikur të shënoja unë gol, e kam pasur një super surprizë për tifozët e Gjilanit. Kësaj radhe nuk kisha mundësi me jau tregu surprizën por mbetet në ndeshjen tjetër, do Zoti të fitojmë edhe të shënojë edhe do jau tregoj surprizën,’ deklaroi Leci.

Leci është pjesë e Dritës nga viti 2017. Në edicionin e tij të parë te “Intelektualët” u shpallë kampion. /Indeksonline/