Nëse doni mirë e pa pare, mësyjani Atleticos
Atletico Madrid është skuadra që iu ofron mirë e lirë yje në verën e ardhshme. Tre yjet e skuadrës, Felipe Luis, Godin e Juanfran janë në fund të kontratave me skuadrën spanjolle.
Që të tre mbrojtësve kontrata iu skadon me 30 qershor të këtij viti. Që nga dita e sotme, tre lojtarët janë në gjendje të negociojnë me secilëndo skuadër.
Përfaqësuesit e Atleticos nuk kanë arritur të bindin asnjërin nga tre mbrojtësit dhe Simeones në verë pritet t’i ikin treshja e pathyshme e mbrojtes që shumë vite. /Indeksonline/