Nëse doni ta lini me gojë hapur të dashurin, bëni siç ka bërë Gwen Stefani

Me shumë gjasa e dini që Gwen Stefani dhe Blake Shelton janë të sapomartuar dhe entuziazmin e ditëve të para të martesës i përket një niveli komplet tjetër!
Këngëtarja përshembull, zgjodhi një mënyrë sa ekstravagante aq edhe unike për t’i treguar dashurinë të shoqit dhe ju të tjerët, bëni mirë të mbani shënime!

Kjo është Gwen teksa ecën rrugëve të Los Angeles-it. Gjithçka duket normale nëse nuk ndaloni të shihni me vëmendje këpucët!

Çfarë mendoni se janë ato?

Vans-a me fytyrën e Blake Shelton a.k.a fytyrën e bashkëshortit! Pas ca kërkimeve të vogla, rezultoi se këpucët e tij nuk janë fiks dhuratë e re për partnerin pasi Stefani i vesh të paktën që prej 2017-ës dhe me shumë gjasa, do t’i ruajë përgjithmonë!

Nëse ju duhet një provë dashurie, këpucët me fytyrën e të dashurit janë maksimumi që mund të bëni, kështu që filloni ta konsideroni.