19:29 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Nëse doni të ecni tek parku i Bibliotekës Kombëtare bëni kujdes, ka mungesë ndriçimi

Në një nga pjesët më të frekuentuara nga këmbësorët në Prishtinë, mungon ndriçimi.

Pikërisht tek parku i Bibliotekës Kombëtare ka mungesë të ndriçimit, gjë që shkakton telashe tek qytetarët të cilët zgjedhin të ecin në këtë anë, shkruan Indeksonline.

Sigurisht që Komuna e Prishtinës deri më tani do të duhej të zgjidhte këtë çështje, pasi ndriçimi mungon tash e disa ditë./Indeksonline/