“Nëse drejtësia e kërkon…”/ Pacolli deklarohet pas kërkesës së Naim Murselit, për t’u takuar
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka thënë se nuk është në dijeni që i akuzuari Naim Murseli kishte kërkuar të komunikonte me të.
Ai thotë se në rast se drejtësia e kërkon, do të pranonte.
Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u bë e ditur se Murseli kishte kërkuar të kontaktonte me Pacollin, mirëpo kjo kërkesë i është refuzuar nga gjykata, me arsyetimin se është kategori e personave që nuk e lejon ligji.
I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi“, Pacolli u pyet nëse ka qenë i njoftuar për këtë kërkesë të Naim Murselit, por ai mohoi se është në dijeni për një kërkesë të tillë.

