75 Mall Live Search
13:57 / E Premte, 18 Mars 2022 / B O

Nëse e kalon Frankfurtin, Barcelona do të ketë rival të fortë në gjysëmfinale

Liga e Evropës është futur në fazën më interesante, nga ku kanë mbetur vetëm tetë skuadra.

Në Nyon të Zvicrës ka filluar tërheqja e shortit edhe për ndeshjet çerekfinale në Ligën e Evropës. Barcelona do të përballet me Eintracht Frankfurtin.

West Ham-Lion është derbi i çerekfinaleve, ndërsa sfidë interesante do të jetë edhe përballja Leipzig-Atalanta.

Braga-Rangers është sfida tjetër e çerekfinaleve.

Nëse e kalon Eintracht Frankfurtin, Barcelona do të përballet me fituesin nga përballja ëest Ham-Lion. Fituesi i Leipzig-Atalanta do luaj me fituesin nga ndeshja Braga-Rangers./Indeksonline/