75 Mall Live Search
10:05 / E Premte, 02 Gusht 2024 / k.v

Nëse e njihni personin në video, lajmërojeni policinë- ka kryer vjedhje në Lipjan

Njësiti i hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në pamjet e bashkëngjitura.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhje, që ka ndodhur në maj të vitit 2024, në Lipjan.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.