Nëse e shihni këtë grua, lajmërojenoni policinë

Policia e Kosovës, me autorizim nga prokuroria, ka publikuar fotografinë e një gruaje, e cila dyshohet për vjedhje, në Graçanicë.
Duke u apeluar qytetarëve, policia po kërkon ndihmë për identifikimin dhe lokalizimin e së dyshuarës.


“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim ta kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com” thuhet në njoftimin e policisë.
Ky është njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar
Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Graçanicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e së dyshuarës që shihet në fotografi, e cila kërkohet për përfshirje në veprën vjedhje.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.