75 Mall Live Search
11:14 / E Premte, 07 Mars 2025 / H F

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni mënjeherë policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e vendit identifikimin dhe vendndhodhjen e një personi, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në tetorin e vitit 2023, transmeton IndeksOnline.

“Personi kërkohet për veprën penale “Vjedhje” e cila ka ndodhur më 20.10.2023 në vendparkimin e qendrës tregtare e cila gjendet në rrugën “Brigada 125″ në Prizren. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kerkesë.

Njoftimi i plotë i policisë së Kosovës:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të  stacionit policor në Prizren, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime të tjera të personave  të kërkuar   me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tijë lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i panjohur NN

• Personi  kërkohet për veprën penale “Vjedhje” e cila ka ndodhur më 20.10.2023 në vendparkimin e qendrës tregtare e cila gjendet në rrugën “Brigada 125” në Prizren.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029  244 -740 –Stacioni Policor  Prizren

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com