75 Mall Live Search
17:30 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

  • RAMË (Halil) SMAJLI  i lindur me 27.09.1980 në Pejë.

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:

  • 5- (pesë) raste për veprën penale “Grabitje”
  • 2- (dy) raste për veprën penale “ Vjedhje Grabitqare”
  • 1- (një) rast për vepër penale ‘ Vjedhje e Rëndë’
  • 1- (një) rast për veprën penale “ Vjedhje”

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Prishtinë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.