75 Mall Live Search
19:18 / E Premte, 28 Qershor 2024 / MSH

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni policinë!

Policia e Kosovës ka shpallur një person në kërkim.

Stacioni policor në Prishtinë, konform ligjit, ka publikuar fotografinë e një personi, të dyshuar për kryerje të veprës penale “Vjedhje e rëndë”, raporton Indeksonline.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja” të ndodhur në zonën e stacionin policor Qendra, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim” thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me informacionet e mundshme mbi rastin, policinë mund ta njoftoni nëpërmjet e-mailit, rrjeitt social Facebook, apo edhe telefonit.

No photo description available.
May be an image of 1 person

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Person i shpallur në kërkim

Prishtinë, 28 qershor 2024- Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor Qendra, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, në mbështetje të dispozitës së nenit 71 paragrafi 4, dhe pika 4.1 si dhe pika 4.12, lidhur me nenin 77, paragrafi 2, i KPPRK-së, dhe në harmoni me nenin 8 të KEDNJ-së, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të  shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale;

-Vjedhja e rëndë,  konform nenit 315, të KPRK-së.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja” të ndodhur në zonën e stacionin policor Qendra, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit.

Për informacione ju lutem na kontaktoni direkt në:

E-mail: info@kosovopolice.com

Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/

Android app: Lajmero Policine

Tel: 192