Nëse e shihni këtë person, lajmëroni Policinë e Kosovës, apeli i PK-së personin e zhdukur
Më datë 21.05.2019, në Stacionin Policor Pejë është raportuar rasti person i zhdukur. Bëhet fjalë për personin Rrustë (Halil) Rexhepaj i lindur me 08.12.1972 ne fsh.Raushiq- Pejë, me banim ne rruga ‘Mbretëresha Teutë’ Pejë.
Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e shtetit, Policia e Kosovës kërkon nga ju nëse mund të na ndihmoni në arritje të çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi.
Në lidhje me këtë personin e lartcekur, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192.


