11:11 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nëse e shihni këtë person në Kosovë, lajmërojeni Policinë, akuzohet për vjedhje të rënda

Gjatë zhvillimit të hetimeve nga ana e sektorit të hetimeve pranë stacionit policor-Deçan, në disa raste të ‘vjedhjeve të rënda’ që kanë ndodhur në vitin 2018, janë siguruar disa foto të një personi të dyshuar, i cili për momentin  panjohur për Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotove të personit të dyshuar, me qëllim identifikimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Fotograitë e personit të dyshuar janë siguruar nga kamerat e sigurisë në njërin nga rastet e vjedhjeve, përkatësisht hyrjet brenda në shtëpi dhe shkaktimin e vjedhjes së rëndë.

“Kërkojmë nga të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike që të bëhet publikimi i këtyre fotove dhe të kërkohet nga qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sidomos ata të cilët e njohin dhe e identifikojnë personin e dyshuar”, thuhet në një komunikatë për media.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin e personit të dyshuar në fotografitë e mëposhtme të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./Indeksonline/