14:19 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / B O

“Nëse Greqia merr avionët F-35, do t’i sulmojmë me raketat ruse S-400”: Kërcënon gjenerali turk

Greqia është në negociata me administratën amerikane për të blerë 18 deri në 20 avionë të gjeneratës së pestë F-35, por kjo ka acaruar Turqinë.

Në një reagim për mediat, gjenerali turk i dalë në pension Necat Eslen shprehet se në çdo rast, ata do të përdorin raketat S-400 ndaj këtyre avionëve duke rikthyer balancat në rajon.

“Nëse Greqia blen avionët F-35 ne do të përdorim sistemet raketore S-400 kundër tyre. E gjithë bota e di që këta avionë nuk janë të padukshëm ndaj sistemeve raketore ruse dhe ne do t’i përdorim ato pa hezitim kundër Greqisë“, u shpreh Necat Eslen.

Turqia ka blerë tashmë raketat ruse, por deri tani ka bërë vetëm një test për shkak të presionit ndaj NATO-s për të mos futur në gjirin e vendeve anëtare sisteme armatimi nga forcat kundërshtare, siç konsiderohet Rusia e Putinit.