75 Mall Live Search
13:42 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Nëse ishe rreh me Vuçiqin, kush kish me fitu?”, pyetja e qytetarit, që e zuri në befasi Haradinajn

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj sot ka bashkëbiseduar me qytetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve online që ata ia kishin dërguar.

Nga dialogu, taksa, zgjedhjet e tema të tjera të rëndësishme, Haradinaj është përballur edhe me një pyetje të çuditshme.

Konkretisht një qytetar ia ka shtruar pyetjen Haradinajt si në vijim: “Nëse ishe rreh me Vuçiqin, kush do të kishte fituar?”

Kjo pyetje ka nxitur të qeshura të mëdha te Haradinaj, mirëpo ai ka hezituar të përgjigjej, duke vazhduar menjëherë me pyetjen e radhës.