75 Mall Live Search
18:42 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nëse jeni duke u bërë tullac, me vajin e këtij druri do ju dalin flokët

Miliona njerëz të cilët po bëhen tullac mund të përfitojnë nga fërkimi i vajit të drurit Sandal.

Testet laboratorike të indeve të kokës nga studiuesit gjermanë zbuluan se stimulon rritjen e flokëve pas vetëm gjashtë ditëve.

Çuditërisht, folikulat e flokëve mendohet të përmbajnë “receptorët e nuhatjes” që i përgjigjen aromës së këtij druri dhe shkaktojnë që proteinat kryesore në flokë të shumohen.

Megjithëse njerëzit dhe kafshët janë në gjendje të nuhatin vetëm përmes hundëve, receptorët në flokë dhe spermë janë në gjendje të njohin kimikatet në aroma të caktuara.

Gjetjet mund të çojnë në një trajtim me bazë më të gjerë për rënien e flokëve.

Ndryshe druri Sandal është një dru i vogël që rritet në vendet tropikale./Indeksonline/