08:45 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Nëse jeni mbi moshën 25 vjeçe, nuk mund të jeni e dashura e Leonardo DiCaprio

Një grafik i realizuar së fundi për aktorin e njohur , Leonardo DiCaprio sygjeron se aktori refuzon një grua mbi moshën 25 vjeçare.

Mosha mesatare e partnerëve të Leonardo DiCaprio është 22.9, dhe femra më e vjetër që ai ka dalur ndonjëherë është 25 vjeç, një analizë kjo e bërë nga ish-të dashurat e yllit të Hollivudit.

Analiza, e vizualizuar nga Reddit , arrin në përfundimin se fituesi 44-vjeçar i çmimit Oscar nuk i ka ka kaluar kurrë me femra më të vjetra se 25 vjeç. Aty u përfshinë tetë nga ish-të dashurat e tij, dhe nga të gjitha ato vetëm tri ishin 25 vjeçe.

Këto femra ishin modelja izraelite Bar Refaeli, me të cilën ai ka qenë bashkë prej vitit 2005 deri në vitin 2010-të dhe modelen Nina Agdal, me të cilën u nda në vitin 2017-të.

DiCaprio aktualisht është në lidhje më Camila Morrone, një aktore 21 vjeçare./Indeksonline/