07:35 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Nëse jeni në një qendër të votimit, “mos ja zgjatni” dorën askujt

Në shumicën e rasteve ndodh të takoni dikë të afërm në qendrën e votimit ku ju votoni.

Mirëpo, me këtë rast është mirë të keni kujdes që këtij personi të mos ja zgjatni dorën.

E gjithë kjo, pasi nëse personi të cilit keni vendosur t’i zgjatni dorën për t’i folur ka votuar, atëherë mundet që spreji i votimit mund të ju ngjitet edhe juve në duar.

Kështu, kjo mund të ju nxjerr problem juve dhe të mos mund të votoni fare.

Këtë e ka konfirmuar edhe një zyrtare e KQZ-së në Prizren, duke thënë se kanë pasur raste të tilla edhe më parë. Prandaj ajo fton qytetarët që të kenë kujdes kur ata i flasin njëri- tjetrit./Indeksonline/