15:52 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Nëse jeni një çift që ziheni shpesh, përgëzime!

Ky artikull nuk nxit kurrsesi zënkat në çift, por le të jemi të sinqertë; janë krejtësisht të pashmangshme.

Aq shumë sa njerëzit shprehen se ku ka shumë dashuri, ka edhe konflikt (nuk është e vërtetuar shkencërisht!).

Një statistikë interesante tregon se mesatarisht, në Amerikë, një person numëron 19 debate me partnerin/en dhe 5 netë të kaluara vetëm në kolltuk, të gjitha këto përgjatë një muaji.

Por siç na është thënë, çdo e keqe ka një të mirë dhe ky është rasti!

~ Zënkat mund të jenë të vlefshme nëse ke parasysh diçka ~

Ja ku do të lexoni më në fund lajmin që prej kaq shumë kohësh keni pritur: konfliktet në çift jo domodoshmërisht janë të dëmshme për shëndetin. Për shumë prej jush mund të jetë e vështirë të besohet, por të debatuarit me njeriun e zemrës është çelsi i një jete të gjatë. Megjithatë ka një “por” nga pas. Studimi më i fundit shprehet se për të patur një jtë të shëndetshme dhe të gjatë duhet që të përputhësh strategjinë e zënkës me njeriun që ke në krah. Ky është sekreti i suksesit!

~ Ky përfundim është i vërtetuar shkencërisht ~

Studimi në fjalë u krye mbi 192 çifte të martuara, prej 32 vitesh, që iu përgjigjën disa pyetjeve specifike. U vu re se e gjithë rëndësia qëndronte te mënyra e debatimit. Nëse njëri partner sulmon gjatë gjithë kohës (përmes fjalëve) dhe tjetri qëndron i tërhequr, rreziku i një vdekjeje të mundshme rritet dyfish. Duhet që partnerët të përfshihen në një dialog të zjarrtë ku gjithsecili të flasë për dhimbjet dhe dyshimet e tij.