75 Mall Live Search
10:29 / E Premte, 29 Mars 2024 / G T

Nëse jo Xabi Alonso, Liverpooli ka opsionin “B”… trajnerin portugez që ka veç 5 humbje këtë sezon

Skuadra e Liverpoolit është duke kërkuar trajnerin e ri edhe pse ende s’ka përfunduar sezoni aktual, pasi Jurgen Klopp tashmë e ka konfirmuar largimin nga “Anfield”.

Mbrëmë qarkulluan disa lajme se Xabi Alonso nuk e ka ndërmend të largohet nga Bayer Leverkuseni dhe tashmë “The Reds” po e mendojnë planin “B”, shkruan Indeksonline

Trajneri i Sporting CP, Ruben Amorim është një nga kandidatët potencial për ta zënë vendin e Kloppit nga sezoni i ardhshëm.

39-vjeçari e ka ndërtuar një super skuadër në Portugali dhe po lufton për titull kampion.

Formacioni i tij më i pëlqyer është 3-4-3, kurse gjatë këtij sezoni ka humbur vetëm pesë herë në të gjitha garat.

Ekipi i tij i Sporting Lisbonës ka zhvilluar 43 ndeshje deri tani këtë edicion, ka fituar 32 herë dhe ka barazuar gjashtë herë.

Ruben Amorim që ka kontratë deri në vitin 2026, dikur ka qenë edhe trajner i Bragës dhe Casa Pia./Indeksonline/