Nëse kalon Slovan Bratislavën, ky është kundërshtari i radhës i Feronikelit
Shorti i Europa League për turin e tretë është hedhur në Nion të Zvicrës. Partizani në rast se kalon me sukses ekipin e Sheriff Tiraspol-it do të luajë me humbësin e çiftit Maribor-AIK.
Dy ekipe shumë të mira dhe me kualitet, por jo kundërshtar të pakalueshëm.
“Demat e kuq” duhet të mendojnë fillimisht për kalimin e moldavëve të Sheriff Tiraspolit. Djemtë e Lerdës bënë një paraqitje të mirë në sfidën ndaj Qarabag-ut, por që nuk mjaftoi për kualifikim.
Short më i mirë për Feronikelin që gjen përballë fituesin e ndeshjes Dundalk – Qarabag. Kampionët e Kosovës kanë shumë pak shanse kundër Slovan Bratislavës, por në rast se bëjnë mrekullinë do të kenë punë pak më të lehtë.
Shkëndija ka një ndeshje mjaft të lehtë në rast se kalon F91 Dudelange. Ekipi maqedonas pritet të gjejë sërish përballë estonezët e Nomme Kalju. Këta të fundit eliminuan kuqezinjtë në turin e parë të Champions Leagues dhe do të përballen me Celtic-un.
Skocezët janë dukshëm favoritë dhe në rast se Shkëndija kalon dhe Nomme Kalju eliminohet ndaj Celtic-ut do të luajnë një tjetër sfidë së bashku.
