Nëse ke këto shenja, duhet se s’bën t’i besosh intuitës tënde

Nëse kishit ndonjë dyshim, mund t’i shuani tani.
1. Në një mënyrë a një tjetër, ti ke gjithmonë të drejtë.
E kap veten rregullisht duke i thënë të tjerëve: “Të thashë?” Eshtë një shenjë e qartë që ti je shumë, po shumë e qartë për çdo gjë ndodh përreth.
2. Ke ëndrra gati-gati reale
Nëse je duke ndërmarrë një vendim të rëndësishëm ose je i shqetësuar për diçka, mos u surprizo nëse ke filluar të kesh ëndrra gati të gjalla. Eshtë subkoshienca jote që po teston zgjidhje të ndryshme.
3. Je gjithmonë duke ëndërruar
Eshtë intuita juaj në fakt! Mendimet e shumta, analizat e detajuara që bëni dhe “parashikimet” me sy hapur ju lejojnë të shihni me kujdes çdo aspekt të vendimeve që merrni.
4. I beson energjisë tënde dhe të të tjerëve
Ti e vë re menjëherë kur energjia e dikujt s’është e mirë për ty. Ky është tipar i njerëzve me shumë intuitë, kështu që besojeni.
5. Ty të duket sikur i di gjërat edhe para se të ndodhin
Të ka ndodhur ndonjëherë të dallosh probleme para se të ndodhin realisht? Apo kur të duket sikur e di çfarë tjetri do të thotë në atë moment?
6. Kap gjithmonë orën 11:11
Nëse të ndodh shpesh, konsideroje mesazh nga universi dhe besoji asaj që ndjen. Eshtë më e fortë nga ç’mendon ti.
7. Sheh të mirën tek të tjerët
Sepse je një shpirt i vjetër dhe intuita nuk të lë të futesh në konflikte të kota me njerëzit. Përpiqesh t’i kuptosh në heshtje dhe të marrësh më të mirën prej tyre.
8. Të ndodh që je gjithmonë në kohën e duhur në vendin e duhur!
Do të thotë që je në sinkron të plotë me universin! Dëgjoje zërin e brendshëm.
9. Ti mendon për dikë dhe ata të marrin në telefon/shkruajnë
Na ka ndodhur të gjithëve, por nëse të ndodh shpesh, intuita jote është më e fortë se e të tjerëve. Nuk i dihet kurrë çfarë ndodh, kështu që ktheji përgjigje.
10. Je ndjerë gjithmonë e sigurt
Mendo për të gjitha herët që ke udhëtuar veten, ke ecur në një rrugë pa drita natën, apo ke parkuar nëpër vende të rrezikshme pa asnjë përreth. Besoji ndjesisë së brendshme dhe vepro sa herë ajo të thotë ta bësh këtë.
Burimi: Bustle