Nëse keni buxhet për ta vizituar Italinë, ka një lajm të mirë për ju

Nga e diela, turistët nga BE dhe disa vende të tjera do të lejohen të udhëtojnë në Itali pa karantinë.
Një test negativ do të jetë i mjaftueshëm. Vendimi do të vlejë për të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, shtetet e Zonës Shëngen, përfshirë edhe Kosovën, Britaninë e Madhe dhe Izraelin, shkruan Indeksonline.
Deri më tani në Itali ka qenë e detyrueshme karantina për 5 ditë, por kjo nuk do të vlejë nga e diela.
Vendi me 60 milion banorë numëroi rreth 8,000 infeksione të reja me me Covid-19.
Që nga e hëna, në Itali shumica e rajoneve do të kalojnë në zonën e verdhë pasi ditëve të fundit ka rënie të dukshme të rasteve./Indeksonline/