15:20 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Nëse keni emrin Archie dhe jeni lindur më 6 maj, ju do të shpërbleheni nga ky hotel në Londër

Sigurisht se tashmë të gjithë kanë dëgjuar për fëmijën mbretëror, Archie Harrison Mountbatten-Windsor, i njohur si fëmija i Meghan Markle dhe Princ Harry.

Por njoftimi se fëmija ka emrin Archie ka gëzuar të gjithë grupet e njerëzve që kanë  të njëjtin emër.

Përveç marrjes së qasjes së lirë në ‘Drayton Manor Park’ njerëzit me emrin Archie do të jenë në gjendje të qëndrojnë pa pagesë në Hotel Mercure Hyde Park në Londër, transmeton Indeksonline.

Por pati dhe një kërkesë strikte, personat me emrin e njëjtë duhet të kenë edhe ditëlindjen me 6 maj.

Pra nëse keni emrin Archie dhe gjithashtu keni lindur më 6 maj, ia vlen të kontaktoni me hotelin në mënyrë që të keni një darkë të këndshme në Londër me një të ftuar tuajin.

Ju gjithashtu do të keni edhe mëngjesin e do të shijoni shumë gjëra në të./Indeksonline/