Nëse keni përgjumje të vazhdueshme gjatë ditës, vizitohuni menjëherë tek mjeku

Nëse ndiheni vazhdimisht të përgjumur gjatë ditës, ju mund të jeni duke përjetuar mungesë serioze të gjumit, një problem që mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj dhe të rrisë rrezikun për aksidente.
Sipas një studimi të ri nga Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit (AASM), përgjumja nuk është thjesht lodhje, por një kërcënim real për shëndetin dhe sigurinë.
“Përgjumja është një problem serioz me pasoja të mëdha,” tha Dr. Eric Olson, president i AASM dhe specialist i gjumit.
Sipas tij, lodhja mund të çojë në aksidente rrugore, gabime në punë dhe rreziqe të tjera që prekin jo vetëm individët, por edhe shoqërinë në tërësi.
Pasojat e mungesës së gjumit
Mungesa kronike e gjumit është lidhur me probleme serioze shëndetësore, si:
1.diabeti
2.sëmundjet e zemrës
3.tensioni i lartë
4.depresioni
5.obeziteti
6. goditjet në tru
Ekspertët rekomandojnë të paktën 7-8 orë gjumë cilësor çdo natë, por statistikat tregojnë se shumë të rritur nuk i respektojnë këto orë.
Shenjat që nuk duhet t’i injoroni
Nëse bini në gjumë gjatë një takimi, keni nevojë për disa filxhanë kafe për të kaluar pasditen, apo ndiheni sikur po flini pa dashje, këto janë shenja të qarta të përgjumjes së tepruar. Sipas profesoreshës së gjumit Kristen Knutson, një person që ka fjetur mjaftueshëm nuk do të bjerë në gjumë edhe nëse është në një situatë të mërzitshme.
Për më tepër, truri mund të përjetojë mikro-dremitje, momente të shkurtra (2-10 sekonda) kur ai fiket për pak çaste – shpesh pa e kuptuar. Kjo është veçanërisht e rrezikshme nëse ndodh gjatë drejtimit të makinës.
Si të dini nëse jeni të rrezikuar?
Eksistojnë teste si Shkalla e Përgjumjes Epëorth, ku njerëzit vlerësojnë mundësinë që mund të flenë në situata të ndryshme ditore – si kur lexojnë, kur janë pasagjerë në makinë apo kur shikojnë televizor. Nëse rezultati i këtij testi është i lartë, mund të jetë koha për të folur me mjekun.
Shenjat paralajmëruese të përgjumjes kronike përfshijnë:
1.Qepallë të rënda
2.Trup që anon nga lodhja
3.Vështirësi në përqendrim
4.Sjellje impulsive apo e papërgjegjshme
5.Ndjesi si marrje mendsh apo dhoma që ‘rrotullohet’
Çfarë e shkakton përgjumjen?
Shkaktarët mund të jenë:
1.çrregullime të gjumit (si apnea e gjumit apo pagjumësia)
2.dhimbje kronike
4.medikamente të caktuara
5.stil jete jo i shëndetshëm
Gjithashtu, përdorimi i alkoolit, marihuanës, konsumimi i tepërt i kafeinës, mungesa e aktivitetit fizik apo fjetja në një ambient jo të përshtatshëm ndikojnë negativisht në cilësinë e gjumit.
Ekspertët paralajmërojnë se alkooli dhe marihuana nuk ndihmojnë në gjumë, përkundrazi ndërpresin ciklin e gjumit dhe shkaktojnë zgjime gjatë natës.