75 Mall Live Search
16:07 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Nëse kërkon eksperiencë të përshtatshme të shfletimi ky është shfletuesi që keni nevojë

Shfletuesi i cili njihet për opsionet e shumta të përshtatjes së pamjes ditën e sotme mori një përditësim të madh. Versioni 3.0 vjen në Windows, Mac, Linux dhe Android e sjell me vete disa veçori që kanë në fokus privatësinë.

Vivaldi 3.0 ka një bllokues gjurmimi zhvilluar në bashkëpunim me DuckDuckGo dhe bllokon përdoruesit nga gjurmuesit që i ndjekin nëpër ueb dhe u grumbullojnë informacione personale.

Gjithashtu ka një bllokues reklamash të integruar i cili është i çaktivizuar por që mund të vihet në funksion nga përdoruesi.

Në Android pas disa versionesh beta, ka mbërritur versioni stabil. I disponueshëm në Android 5 dhe më lart edhe ky shfletues ka një bllokues gjurmuesish dhe reklamash si dhe vjen me Dark Mode dhe sinkronizim të dhënash.

Ka shënime të integruara, opsione për të fotografuar uebsajtet dhe kalimin nga një motor kërkimi në tjetrin ndërsa shfletoni. Sigurisht çdo gjë është e përshtatshme.