09:35 / E Premte, 12 Prill 2024 / G T

“Nëse luajmë mirë…”, Jurgen Kloppi mban gjallë shpresat për kualifikim

Skuadra e Liverpoolit u befasua në shtëpi në ndeshjen e parë çerekfianle ndaj Atalantas në UEFA Europa League, pasi u mposht 0:3.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp pas ndeshjes u shpreh se skuadra e tij mund të bëjë kthim në rezultat në Bergamo javën tjetër, por vetëm nëse ekipi i tij luan mirë, shkruan Indeksonline

“A mund të fitojmë në Bergamo? Po, nëse luajmë mirë. A mund të fitojmë 3:0? Nuk kam ide.

“Tani na duhet të pushojmë. Ne po ndihemi shumë keq, shumë keq. Kjo është e rëndësishme. Ishte ndeshje e dobët”, u shpreh Klopp pas takimit

Ndeshja e kthimit mes Atalantas dhe Liverpoolit zhvillohet javën tjetër./Indeksonline/