12:28 / E Martë, 21 Maj 2024 / mp

Fiton më shumë se te Feyenoordi dhe më pak se Jurgen Kloppi, në Angli zbulojnë pagën e Arne Slotit

Arne Sloti u zyrtarizua ditën e djeshme nga Liverpooli si zëvendesuesi i Jurgen Kloppit. Ish-trajneri i Feyenoordit do të drejtojë “The Reds”-in në Premier League për 3 vjet.

Gjatë kësaj periudhe 45-vjeçari do të përfitojë 8 milionë euro në sezon dhe paga e tij mund të rritet nëse arrin të fitojë trofe në “Anfield”. Mediat britanike zbulojnë se kjo pagë është shumë herë më e vogël se ajo që fitonte Kloppi, ku paga e gjermanit ishte 17 milionë euro pa bonuse.

Ndërkohë nga krahu tjetër Sloti, do të fitojë më shume se sa te Feyenoordi. Te skuadra holandezi paga e tij ishte 5 milionë euro bashkë me bonuse. Zyrtarisht Sloti do të ulet në stolin e “The Reds” më 1 qershor, ku më pas do të nisë të ndërtojë skuadrën e tij.