21:02 / E Enjte, 11 Prill 2024 / L K

“Nëse ma ndryshon kontratën, do të ndjek deri në varr”, arrestohet mjeku kosovar, e kërcënoi një punonjëse

Mjeku në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Betim Morina, është arrestuar pasi dyshohet se kishte kanosur me jetë një punonjëse në QKKTGj.

Sipas burimeve të IndeksOnline, Morina e kishte kanosur viktimën duke i thënë se “Do të ndjek deri në varrë, nëse ma ndryshon kontratën e punës”.

Ndërsa, sipas urdhrit te prokurorisë themelore, Doktor Morina, është ndaluar për 48 orë.

Sipas burimeve, Morina thuhet se pas shqiptimit të arrestit nga Prokuroria, ka kërkuar të dërgohet në spital për trajtim pasi nuk e ka gjendjen e mirë shëndetësore, transmeton IndeksOnline.  

Përkujtojmë, se i njëjti ishte arrestuar për veprën penale “Lëndim i rënde trupor”, në tetor të vitit të kaluar, më pas, kishin filluar hetimet se kishte shkelmuar derën e zyrës se një punonjëse në QKKTGj, për çka komisioni disiplinor e kishte larguar nga puna.

Por, komisioni i ankesave në krye me Dr.Sanije Uka Ternava e kishte kthyer në pune./IndeksOnline/