Nëse Milani do të luajë me Monzan, ja për kë do të bëjë tifo Berlusconi

Monza e Silcio Berlusconit është ngjitur në Serie B dhe shumë shpejt mund ta shohim në Serien A duke iu bërë rival Milanit.
Ish-kryeministri italian është pyetur se për kë do të bëjë tifo nëse skuadra e tij do të ndeshet me ish-skuadrën, aty ku bëri historinë, shkruan Indeksonline.
“Kë e dua më shumë? Zemra ime i përket 50% Milanit dhe 50% Monzës. Nëse do të luhej një̈ ndeshje mes këtyre ekipeve, mendoj se do të bëja tifo njësoj dhe nuk do të mbaja asnjë̈ shall“, ka thënë Berlusconi.
Ish-presidenti i Milanit ka folur edhe për familjen Maldini, veçanarisht për Paolon dhe djalin e tij Danielen.
“Nëse dikush ishte lojtar i mirë, nuk do të thotë që do të jetë drejtues i mirë. Nuk është e lehtë ti përshtatesh një roli të ri dhe një realiteti tjetër. E dua Paolon shumë, siç e do babai të birin“.
“Daniel Maldini? Mendoj se mund të bëhet lojtar interesant i gjeneratës së re të Milanit. A do të na bashkohet? Shpresoj që do të bëhet lojtar i mirë në të ardhmen“, ka thënë ndër të tjerash Silvio Berlusconi.
Ai ishte për tri dekada në krye të Milanit, duke e kthyer klubin në një nga skuadrat më të trofeshme në botë. /IndeksOnline/